Mustaqet e Çelos! – Sotir Thano
M U S T A Q E T E Ç E L O S !
Pa më thoni kush di nga ju vallë,
Mustaqet e tija si i kishte Çelua?
Disa thoshin se i kishte të rrallë,
Të tjerë se i kishte kaçurrela.
Kështu ziente dikur fshati i tërë,
Për mustaqet e fshatarit të tyre si çengela.
Nuk merreshin me punët që kishin për të bërë,
Por me një palë mustaqe, si të tjerat.
Çelua i kthyer në fshatin e tij nga mërgimi,
Për të ndihmuar fshatarët, po ndërtonte urën.
I paguante ai ustallarët me para kursimi,
Se donte të sillte aty, mirësi dhe kulturën.
Fshatarët vazhdonin të ishin në botën e tyre.
Dhe e qësëndisnin Çelon përditë e më shumë.
Donin të dinin me çfarëdo lloji mënyre,
Mustaqet e tija si i kishte ai burrë?
Fshati i tërë gumzhinte nga thashetheme.
Burrat e tij nuk po gjenin aspak karar.
Për mustaqet e Çelos ziheshin në kafene,
Duke përdredhur mustaqet e tyre krenar.
Punën vazhdonte Çelua për ditë në urë.
Dhe ura mbi lum, për ditë po hidhte shtat.
Çelon, për çdo ditë e mërzisnin më shumë,
Fshatarët e tij nuk po e linin rehat.
Një ditë, një fshatarë i bërë çakir qejf,
Pasi i kishte hedhur disa gota raki rrushi,
Po e merrte Çelon me të mirë si asnjëherë,
E po mundohej që atij mëndjen t’i mbushi.
T’i tregonte atij sekretin për mustaqet e rralla,
Se si i bëri kaq të bukura e të dëndura?
Do t’a mbante të fsheht, s’do mësonte mëhalla,
Sekretin e mustaqeve spic e të dredhura.
E pyeti menjëherë me dinakëri Çelua, fshatarin.
Pa më trego si t’u rritën ty, mustaqet e tua?
Të mijat më janë rritur si fijet e barit
Po vetëm akoma nuk më kanë lulëzuar.
Këto fjalë fshatari i përhapi nëpër fshat.
Që po ziente nga thashethemet më shumë.
Erdhi koha që Çelos i’u mbaruan paratë.
Mbeti e pa mbaruar edhe ura mbi lum.
Çelua iku përsëri në mërgim, në Amerikë.
Fshatarët nuk vunë më asnjë gurë mbi urë.
Për mustaqet e tija zihen akoma çdo ditë,
Kështu dhe ajo urë, mbeti e pa mbaruar kurrë!