Të shuaj këtë mall – Lumni Nimani
Të shuaj këtë mall
Si zog skifteri nga dheu i huaj
për rrugë u nisa fluturim
Kalova male, fusha dhe dete
Të shuaj këtë mall në atdheun tim.
Peshë e rëndë e këtij të ziu kurbeti
Përditë më ndrydhë e ngapak më mbytë
Oh ç’më vret malli për ty unë i shkreti
E as loti s’më thahet fare nga sytë.
Kosovë e dashur e zemrës time
Që më magjepsë me plot bukuri
Tek ti më rri prore kjo mendja ime
Tek lulëkuqet aromëmira në Dardani.
Buza më është tharë e shpirti zhuritur
Për një pikë uji Llapi dhe për pak freski
Trupi më është lodhur më është venitur
As s’gjej ngushëllim – as s’gjej qetësi.
Për prehërin tënd o tokë shqiptare
Ky shpirtvuajturi im qanë e rënkon
Dhe për vashat syshkruara e lozonjare
Që askund më t’bukura n’botë s’i takon.
Shpirti më kënaqet zemra m’gëzohet
Saherë që shkel këtë tokë arbërie
Për t’cilën digjem prore përvlohem
Për Revuçë t’Llapit këtë copë Shqipërie.
-
- 2020
Besianë
- 2020