August 6, 2024

Valët e detit – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VALËT E DETIT

Valët e detit më përkëdhelin trupin
më zgjojnë himazhin tënd të bukur,
më qetësojnë e më vrasin shpirtin
me gjuhën e tyre duke mërmëritur.

Ditët më të vështira të kombit ishin
ku antikoha vuri përballë realitetin,
të gjithë vraponin nga vendi të iknin
s’pyesnin më për fatin dhe kombin.

Sot po notoj mes valëve të detit blu
më zgjojnë imazhin e një tragjedie,
mes tyre përpëlitem dhe unë këtu
i mallosur pas vitesh të fala t’ju bie.

Besnik Memelli
14.08.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com