August 10, 2024

Dorë e shtrirë – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DORË E SHTRIRË

Nëpër kalldrëme më ikën jeta
I mjerë e i prapshtë, ndryshe nuk dukem
Nuk di se ç ‘them, pos lutje t ‘lehta
Që i them gjithë jetën, ulur, kur «lutem»

Sa m’ godet dallga për dorë të zgjatur
Që sa me zor, m ‘shikon me sy
Eh, se sa keq, unë jam ngulfatur
E askush hallin mua s’ma di

Do t’isha i lumtur të’mbetem vetë
Ndoshta më lehtë, do e qaja hallin
Por, kur më pështynë, më shajnë, përqeshin
Ah, ato fjalë, në flakë ç’më kallin

Me dorë të zgjatur po presë tërë jetën
Që të më japin një pikë mëshirë
Shpesh më thotë mendja
“Ti do të vdesësh, mbase atje ndihesh më mirë”

Eh, sa më thotë mendja ta shqyej atë dorë
Që është mbështetur prapa këtij krahu
A në mos jam vetë unë ai ‘’horr”
Që i them vetes: “mbahu ti, mbahu”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com