August 10, 2024

Eja vashëz, po të pres – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja vashëz, po të pres

Ma dhuro syrin e bukur
mos ma fshih moj në stoli.
Në je engjëll, ngjalë a flutur
mbi qerpikë do të vij.

Hidhmë, hidhmë moj vështrimin
mos shiko tutje larg.
Se për ty e zbres agimin
bëhem vesë, valë e dallgë.

Ma dhuro moj buzëqeshjen
mos e fshih të ëmblën buzë.
Se për ty nuk ka rrebeshe
që më shuajnë zjarrin prush.

Thuamë vashëz fjalën magjike
mos më lër në ankth të pres.
Se për ty moj nuk ka shtigje
që ma ndalin udhën n’ mes.

Jepmë moj ti jepma dorën
shpirt i ndezur po të pret.
Se pa ty s’ dua kurorën
dhe sikur t’më bëjnë mbret.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com