August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HILE E HERSHME

Ra kjo Udhë, na çiti n’Rrugë,
n’shesh na dulën të palamet,
krejt i zdraltë, krejt i vrugtë,
zhgënjim shpirti erdh të pamët!

Ka do vjet, tash tri dekada,
prej që Krimi u bâ Ligj,
Manastiri n’krim me grada,
“Njeriu i Zotit” s’pyet për imigj!

Seq ia vnoi synin me hile,
“Shpia e Zotit” tokës së huej,
tash dhe Gjykata me kile-vile!
Kryet e buallit, macë ec e luej’!

Kollaj falet toka e tjerëve,
n’daç haxhet e n’daç dhuratë,
ua hapë rrugen fesatev e gverreve,
Shtetin e Krimit e bën ispatë!

Bërryl pas bërrylash, kush i pari,
me rrehë kumonë për shamatë,
erdhen bossat m’as gospodari,
tash edhe “miqtë” peng në ispatë!

Njeriu i fesë, ky “shërbëtor Zoti”,
nuk e ndali hapin as vrapin,
kish vnua gisht me betim qysh moti,
Eksterritorialitetit t’ia çet hesapin!

Kish mbledhë shkrime e teftere,
tuj mledhë t’thanme për gjynahçarët,
as gënjeshtrat nuk janë mistere,
e hanë karremin lehtë shqiptarët!

E ka dhe emnin me sinonim,
i thonë Savë, por synon Dunav,
me hile, besim, tërbim, rrëmbim, …
çdo pengesë lehtë e shpërlau!

Eh, heret lapsin ia ka çitë synimit,
e ndalon rrugën për me hapë udhë,
kur t’i vjen vakti i “bashk”bisedimit,
gurin e sherrit ku t’don e ngulë!

E “t’tontë’ lirë e hëngren tramin,
thonë, n’çmim iu dulë prapanica,
dora e keqe m’as e len nâmin,
po t’u nxu bishti, t’vdes sakrifica!

Sa me perfiditet i luajnë rolet,
prej urdhëndhânësi kcejnë në viktimë,
për të pshtu bythen, afrohen polet,
sa kollaj marren e kapërdijnë!

Jam i sigurtë, rruga do t’kryhet,
si gjithmonë gjendet njai kompromis,
por çmimi i dhimbjes keq do të fryhet,
e ramja e sotme nesër do t’krisë!

E ti milet që jeton me përralla,
kurrë nuk u pjeke në pleqnim rendi,
kafeve e rrugëve tuj tjerrë kopalla,
e para syve po të zh’bëhet vendi!

Mentor Thaqi
16 Gusht 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com