Veç emrin “Nënë” zë në gojë! – Xhuljeta Ferraj
VEÇ EMRIN “NËNË” ZË NË GOJË!
………………………………………………………….
Nuk e di por ,kur sëmurem,
Veç emrin “nënë”zë në gojë,
Sa më peshon në shpirt,
Kur larg meje ty të kam.
A të kam thënë sa të dua?
Po ,por po t’a them përsëri,
Nuk do lodhem asnjëherë,
Ti je e vetmja dashuri.
Ty te kam shoqen më të mirë,
Rreze dielli ne tynel,
Udhë rrëfyesja ime e jetës,
Flokë bardha gjithë nurë.
Dora jote melodi,
Mbi kaçurrelat e mia,
Rrudhat e tua mbi ballë,
Kurorë nuri fisnikëri.
Ty stuhia nuk të trembi,
As sëmundja shekullore,
As lufta e armikut,
As diktatori “Enver Hoxha”.
Ti ke qen dhe je akoma,
Shkëmb i fortë në buzë të detit,
Asnjëherë nuk të përmbytën,
Ato dallgë madhështore.
Ta kam thënë me gojë,
Se ti je princesha ime,
Sot me vul po t’a shkruaj,
Pa ty jetën s’kam c’è dua.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!✍️
Dedikuar nënës time♥️
Te dua jeta ime ♥️