August 9, 2024

Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS E KERKONI THESARIN!

Një tufë me çelësa në qafë,
Më duket vehtja Harpagon,
Me ato edhe nën çorçafë
Edhe kur askush nuk më shikon…

Atëhere ca më tepër, i shtërngoj në gji,
I përkëdhel, i puth
Hë, të më shikojë njeri,
– Paska ikur, i shkreti matuf!

Thonë se Elbasani ka pasuri,
Të fshehura thellë, diku,
Por ato vetëm unë i di,
Ja dhe celësat tek i kam këtu…

Jo, jo, por as unë nuk tregoj!
Jo, jo, mos u lodhni kot!
Tek i jini aq pranë ju shikoj,
Por ju nuk mundet t’i gjeni dot!

Ato baule janë thesari im,
Të mbushura me perla, xhevahire,
Pranga gjithë shkëlqim,
Portokaj të artë, zemra në zefire…

Ka edhe një sahat me ding dong në flori,
Ai është i paçmuar!
Si fëmija shtërngon fort lodrat në gji,
Për të ditë natë dhe unë rri zgjuar.

Por thesarit tim i janë mbjellë mbi të ullinj,
Një kala i rri përsipër.
Bulevarde me asfalte të zinj,
A rrugica të kalldrëmta me evgjitër.*

Fishkëllimës së Krastës iso i mbaj,
Ndjej që gurgullon dhe një lumë
Violinë e vjetër që la ustai,
Eshtë aty brenda, ku jam edhe unë!

Pra, t’i gjeni, mos u lodhni kot!
Duhet botën të kini shkelur,
Lumenj jo me ujë, por me lot,
Dhe shpirtin atje të kini mbjellur.

Ndaj çelësat s’i ve në rafte!
Në gji, si dikur plakat i mbanin…
Si një tufëz e vogël karakafte,
Që s’më lë kurrë të harroj Elbasanin!

(* Në kuptimin folklorik të fjalës, që ka mbetur aq i dashur, ashtu siç edhe ka hyrë ne baulen e kujtimeve 💝)

C@ne 16/08/2020
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com