August 10, 2024

Na ishte njlherë fëmijëria! – Selfijaze Jaho Teli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Na ishte njlherë fëmijëria!

Na ishte njlherë fëmijëria
Kjo prrallëz e bukur njl ombrellë ,
Në të hynin gjithë fëmia ,
E luanim e luanim , si në qjell,
,**********
Kur isha vogëlushe me kordelë
E veshja grykse të zezë ,në shkollë

Në qafë një shall të kuq ,
E një çantë lecke në dorë ,!
*†***********
Na ishte njëhere ,një përrallëz e bukur,
Që emrin ja thoshin ,fëmijëri ,
Aty të gjithë të barabartë ishim
Ku luanim top me gropa , ca me litar gjithnji,


Na buzeqeshte fytyra tek vraponim djersitur deri në palcë
Thërrinim me zërin tonë feminor
Jetëz , më dukesh si një përrallë ,
E ne sa ambël po të shijojmë


Pa rendnim fushës me grure ,
E verës punonim sado pak ,
Gëzimin e pagëzës së vogël
Jeta mes ugaresh ,na e përflak
****************,
Kur agu i mëngjesit na gjente në arë
Ca kolopuça me shata në duar ,
Mbi vijëzat e mbjella nga djersa vaditur
Gazi i jonë rendëte ,fluturuar,


Si flutura krahëshkruara vajzat ,
Flokët mbështjellë me shami ,
Me kallza djaloshat në duar
Shpejtonin të bënin kunora gjithnjë,


E ne si fluturza ,drejt qiellit ëndërronim ,
Kunorat më të bukura ,thurur
Me kallëza gruri nga djaloshat,
Krijuesit ,në përjerësi tja dergonin,


Pa, luanim me bizë e kukullat tona ,,
Që më të bukurat na lodronin në sy
Vraponim si në gare ,kush do hipë më pare në kumbull ,
E kjo ish një tjeter kënaqesi


Kemi qeshur ,kemi qarë ,
, bukë me me vaj e sheqer kishim njësoj ,
Kemi rendur shtëpisë si flutura
Harenë në çdo qoshe kemi shpërndarë ,


Kemi mbushur duart lule borzilok
Pastaj ,pastaj perseri në rrugë jemi lëshuar
Të luanim shtetesh të mëdha
qe si njihnim dot ,


Kishte disa nga shokët tanë
Qe prrallën me emrin fëmijëri.,
E donin vetëm për vehtëzën e tyre
Fantazinë , s’do ta besonit , ju tani,


Krijonin skuadra e mbronin tokën etyre
Me fanattikë sdo kishit parë ,
E kush nuk do deshironte ,
Ti kthehej kësaj prrallëze si më parë ,


Çdo vendim me short e merrnim
Kujt ti binte letra me birë gëzonte
Sa shuml brohoriste vogëlushi,
Me mënd nuk do ta besonit, ,


Sa here u vramë na doli gjak
Qamë e bërtitëm fort ,
Por shpejt mami një puthje ,
Të vramen e ktheu në gaz e në lojë


Kur ziheshim me njeri tjetrin
Oh sa kish lezet ,
Se fjalën u pajtuam e thoshim.me vrap
U zëmëruam thoshim kur grindeshim , prapë


Dyqanesh kemi luajtur
Për lekë copa letrash kemi bëre ,
Karamele zana shisnim
Për sheqer kishim rërë
*****************””
Pa porta luanim futboll ,
Doktoreshash luanim për bukuri
Teatër losnim ,këndonim si në koncerte
Lagjia na dëgjon e na kish zili,


Po ish e bukur përrallëza e fëmijërisë
Sa herë e kujtoj vështroj nga pragu
Sa e sa lule këputur kemi ,
Tja çonim mësueses dhuratë për 7 Marsin!
******************* !
Eh ,çtë them kjo ishte femijëria ime ,
Po unë jam e lumtur
Ndaj e ndaj me ju në kujtime
E buzëqesh ëmbël me shoqen time!!
******************”””
Senaaaa Shkoder më 20/7/2020/@$T@
E drejta autorit është e kufizuar ,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com