August 10, 2024

A e ke parë veten tënde?! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

A E K E P A R Ë V E T E N T Ë N D E ?!

A e ke parë veten në ëndërr?
E ke parë, apo nuk ke parë?
Veten mos e shiko më vëngër.
Shikoje në sy dhe ball përball.

Ti je, ndaj edhe mos u trëmb.
Ti s’je trëmbur në raste të tilla
Ke shtrënguar fortë dhëmbët
Dhe në situata më të vështira.

A e ke parë veten në pasqyrë?
E shikon veten ditë për ditë.
Shikon të njëjtën shëmbëlltyrë
Dhe veten tënde e ke bërë mik.

Herë herë e pëlqen veten tënde
Dhe disa herë dhe e përbuzë.
Kështu i ndodh njeriut me sedër,
Me sedrën e vrarë dhe të sëmur.

A e ke parë veten në sytë e tjetrit.
Atje s’është ëndërr dhe as pasqyrë.
Është shpirt me kaltërsinë e detit
Dhe një zemër me dashuri e fryrë!

Kështu mate edhe ti veten tënde,
Siç e kam matur dhe unë disa herë.
Një gjë them e ngulite në mëndje
Dashuria me sytë e lumtur, ka vlerë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com