Dua të ndryshoj botën – Natasha Ilia
Dua të ndryshoj botën
Këtë botë planet të karbonizuar
T’a pastroj nga ndotja nga papastërtitë
Nga politikanë të korruptuar
Nga hienat që të sjellin frikë..
Nga virusi Korona epidemitë
Nga varfëria,padrejtësitë e mjerimi
Që fëmijë të varfër mos vdesin në Afrikë
Vajza të mitura të mos bëhen pre përdhunimi..
Të ndryshosh botën nuk është e lehtë
Atë e formoj zoti parajsë të bukur
Po dora e njeriut e shkatron vetë
Me zjarre gjithë pyjet fauna zhdukur…
Ah botë që ke në vetvete gjithë jetën
Si mund të të ndryshojë fjala e një poeti
Gjithë njerzit duhet të përfshihen në këtë vepër
Që bota ardhëmeria e fëmijve tanë të jetë e qetë…
Natasha llia Çuro Greqi
E drejta e autores rezervuar!!