Qiellit të lirë… – Musa Dushica
Qiellit të lirë…
Të kënaqin syrin, vijat gjeometrike, te një shtëpie për ball
Dhe rrezet e arta që thyhen ne dritaret e saj…
Dallëndyshet, fluturojnë mbi kulm, përdridhen vërdallë…
Oborri plotë pemë; shelgje e pishë, mollë e dardhë, trëndafila skaj me skaj…
Më tutje, lumi i përgjumur rrjedhë, valë – valë…
Sikur kënga e zogjëve, e vë ngadalë në gjumë !
Era luan me gjethet… sa i shpupurish, sa i vë palë e palë !
Gurët e lumit po lahen me sapun, janë bërë gjithë shkumë !
Nje tufë zogjësh, sikur qiellin kanë në dorë,
Sa ulën më poshtë, sa humbin lartësisë…
Iu prinë si duket, një mbret me kurorë
Në fluturim të lirë, skajeve të gjithësisë !
Fluturim të lirë, e liri në fluturim,
Ju uroj dhe unë, zogjëve krahëlehtë..!
Dhe njerëzve të izoluar, të gjithë vendit tim…
Që sikur të tjerët, të Gëzojnë një Jetë !
Musa Dushica,
16 Gusht 2020