August 10, 2024

I vetëm në liri – Delo Isufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I VETËM NË LIRI

Kur vdiqa unë, ishte vjeshtë,
Një qiell i bruztë me rè,
Pak njerëz erdhën në kortezh,
Për të hedhur një grusht dhè.

Një miku im lexoi dy-tri fjalë,
Dhe heshtja pushtoi livadhin,
Dy varrmihës më zbritën me litar,
Në shtratin e ftohtë të varrit.

Klerikë nuk erdhën për lutje,
Më lanë në gropën pa jetë.
Me peshën e dheut mbi supe,
Më mbyllën në kafazin e errtë.

Botën e trazuar lashë aty
U mësova i vetëm në liri.

Delo Isufi, libri “Kur lahet Hëna”viti 2006

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com