U dogjën me Amazonën – Ollga Selmani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kjo pasdite e ngatërruar,
nëpër hapësira konglomerate,
bën të më shtypë mendimet,
që herë ikin , herë shfaqen .
Erërat e vjeshtës shtegëtojnë së largu
e stinët po ndërrohen sërisht .
Nëpër hapësirat e djegura të gushtit,
digjen mendimet e grinjtë .
Qiejtë e gushtit u shkrumbuan .
Hapësira mbi Amazonë mori flakë .
Mbi qiej të ngatërruar mendimet,
u dogjën me Amazonën, bashkë .
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com