Ecejaket bonjake (s y m b y ll a s) – Ulku Bardh
Nga Bardh UKA
ECAJAKET BONJAKE
( s y m b y ll a s )
Ecajaket e mia
i përtyp me vete
andej kah bredh
dëshira e dija
më tërheq dheu
tradita e adete
zakone e të thëna
xhadeve të gjera
që m’i ka atdheu..!
Me hapin tim
të vogël si keci
po mbarësohen
kufijtë e sinorit
nuk i kaloj dot…
mundohem se eci
në hap me kohën
mezhdave t’u afrohem
nga droja rrëzohem
e ato më rrënohen…
sytë më errësohen
t’mbushur me lot
nga lakmues në çështje
që ankohen prej meje
e unë në heshtje
e shoh ëndrrën sublime
dëbime-shpërnguljesh
nga e madhja hata…
që ma rrëfente nëna ime
torrturash t’bëra nga shkja
Luginës lart në veri
nëpër Dardani …
mes për mes Iliridës, e
jugut deri në Çamëri
Malësis kah perëndimi
bashkë me Pazar të Ri
atdheu im me sy i ka pa
flakë e tym deri në hava.
Dëshirën e zotit për jetë…
përpjekjen për mbijetesë
malli syve shkëndijë
për nip e mbesë…
mileniume grisur
i falem yllit tim
ah, e imja shpresë,
ti shpresa e shpëtimit
varur vathë qiellit
ç’hak vetes edhe tokës
padrejtsitë e botës
rrezeartë në gjallim
për bijtë e Diellit.
© Ulku