Eja bir – Alisa Sila
Me pengje u nda nga jeta
Me sytë të kthyer nga Qafë Bota
Nuk e pa më Vatanin .vëndin që kish lindur
Eja bir
Eja bir ti nipi im
Se jam shumë i përmalluar
Të të cojë në Qafë Botë
Shumë gjëra kam për të treguar
Të kam treguar shumë histori
Shumë tregime të kam treguar
Ato që vojtëm në Çamëri
Nuk gjen dot libër për ti shkruar
E fillova të tregoj
Kur isha i vogël çilimi
Kur jetonim të gjithë bashkë.
Në gëzim e në harmoni
Por zbriti e zeza kucedër
Që cdo gjë e gllabëroi
Në thikë e plumb i kaloi njërzit
Gjaku tokën e mbuloi
Gjer në kupë të qiellit britmat
Klithnin njërzit,masakruar
Me bajonetë ju shpuan barkun
Nënave të reja shpirt coptuar
Dhe kur hëna doli malit
Dhe i pa qindra të vrarë
E fshehu syrin atë natë
Kur pa gjithë atë kasaphanë
Morëm rrugët të brengosur
Mbrapa lam qindra të vrarë
Nuk ka shpagim gjaku Çam
Edhe haka nuk ju është marë
Na u këput shpirti shkretë
Lam pas shtëpitë të djegura
Tymi ngritur gjer në qiell
Shëmbur mure,thyer tjegulla
Sa mall kam për vëndin tim
U bën shumë vite që nuk e kam parë
Erdha i vogël,qesh fëmijë
Tani flokët më janë zbardhë
Të solla këtu në Qafë Botë
Të sodisim Çamërinë
Të tregoj për Vatanin
Vëndin tënë nga ne vijmë
Shiko sa bukur Çamëria
Bukuri të pa anë
Mbushur sytë e vajtoj
Dhe nuk kaloj dot matanë
Nipi im,i vogli im
Shpesh më pyesje për Çamërinë
Të tregova me mall shumë
Se loti më ka tharë synë
Ah
Moj Çamëria ime
Më bren malli,loti tharë
Kaq vite ndodhem larg
Kaq vite pa të parë
Po të le një amanet
Në fund të jetës unë jam
Nuk do më tresi dheu
Për pjesën që gjëndet matanë
Një dor dhe prej Çamërie
Të ma sjellesh atje tek prehem
Të ndiej erën e Vatanit
Në Vëndin tim le të ndjehem
Perëndoi dielli mbi Qafë Botë
Perëndimi me rreze u përflak
Gjysh e nip bisedojnë bashkë
Çamërinë e kanë përballë.