Ëndërrat në sirtar – Seit Paci
ËNDËRRAT NË SIRTAR
Ëndërrove shumë ti
Ëndrrova shumë dhe unë
Në atë kohë që të dy
Rehat se bëmë as gjumë
Eh sa kohë e bukur
Ka qenë atëherë
Zemra qe e lumtur
Dashnia kish shumë vlerë
E mbaj mend atë emër
Që kishte oshëtima
Brenda në timen zemër
Shkaktonte vetëtima
Zemrat tona rrihnin
Ne mirë e kuptonim
Vetëm çastin prisnin
Bashkë t’na përqafonin
Eh kur erdhi çasti
Ne bëheshim si erë
Koha edhe rasti
Kishin shumë vlerë
Eh kjo ka ndodhur
Kur ishim të ri
Tani unë i lodhur
E lodhur je dhe ti
Askush s’na e beson
Që zemrën pas s’e ndoqëm
Që dhe sot gufon
Por tash ne u shkërmoqëm
Koha që ka ikur
Ëndrrat ka lënë pas
Dhe çastin e shumëpritur
Mundi dhe ta vrasë.
,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,, 20 GUSHT 2020