August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Flakë e Fjalës

Të kërkova !
Tek ujëvarat e bjeshkës të kërkova
Me shpresë se do të takoja,
Por nuk të gjeta !
Me erën dhe detin bisedova,
Me kreshtat kuvendova
Me tokën dhe diellin,
Me yjet dhe qiellin,
Vetëm buzëqeshjen tënde gjeta !
Të kërkova buzë liqenit me valë
Për Ty duke qarë
Në sy mbaj lotët palë palë !
Sot sa i vrejtur është moti
Si shiu bien pika loti,
Pika loti në qepallë,
Po ti ku vajte vallë ,
Përse nuk le sivjet pranvera me dalë?!
Me atë flakë fjale që ke në gji,

Saliha Kodra-Rama

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com