Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba
LOTIN FSHEHA
Aty ku po puthen, deti me qiellin,
Jam midis reve, qe vallëzojnë,
Në fakt, ne buzët kemi larg,
Por zemrat, ende dashurojnë.
Lejleku i bardhë, është nis drejt teje,
Nga larg ka ardhur, të të thote,
Po ti përcjell, pas tij ca fjalë,
Më erdhi rëndë e s’ti thashë dot.
E mbajta veten, të mos kuptoje,
Pastaj, u shkreha nga dënesa,
Aktore s’jam, të luaj role,
Lotin fsheha, sa u tha vesa.
E di, u bëra pak tekanjoze,
S’kuptova zemrën, kur me ty isha,
Duhej te ikje, larg syve të mi,
Të kuptoja, sa të shtrenjtë të kisha.
Ndodh shpesh kjo, në jetën tonë,
I vlerësojmë gjërat, kur më si kemi,
Pastaj pendohemi, me mijëra herë,
Dhe veten tonë, se gjejmë ku jemi.
Arjana Fetahu Gaba,
August 2020