Në Institutun e Lartë Bujqësor, Kamëz – Shpetim Avdi Xharri
20.08.2020
Në Institutun e Lartë Bujqësor, Kamëz
Erdha përsëri këtu tek ky vend
Ku dikur kam qenë student
Që atëherë kanë kaluar 32 vjet
Një kohë shumë e gjatë në të vërtetë
Tani nuk ka më komision privimesh
Në mendje më rrjedhin ujëvara kujtimesh
Koha kthehet prapa 32 vjet
E freskët,e bukur lule e vërtetë
Përpara meje kam ca ndërtesa
Ca pemë pranë tundin kokat e veta
Era fëshfërin me zërin e vet
Dicka më thotë me zërin e lehtë
Një prush i nxehtë më ndez në fshehtësi
Éshtë mall,është zjarr,është nostalgji
Ky cast më kujton atë kohë të artë
Rininë time,atë kohë të zjarrtë
Qëndroj i vetë ca kohë këtu
Koha ikën pa u ndjerë kuturu
Në zemrën time më ndez me fuqi
Zjarri i madh me emrin nostalgji
Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com