Perëndia e Diellit! – Sotir Thano
P E R Ë N D I A E D I E L L I T !
Dhe thonë se Zoti është kudo!
Unë nuk e kemi parë gjëkundi.
Nuk është parë të zbres në tokë.
Por besimi për Të, s’na humbi.
Thonë se është brënda nesh.
Brënda nesh i mëshiruar.
Në shpirtin tënd do t’a gjesh,
Gjithmon duke na sfiduar.
Dikush tha se ZOT, është Dielli.
Këtë unë e besoj plotësishtë.
Ai, i vetëm, që lartë nga qielli,
Mbarë gjithësisë i jep dritë!
Na jep dritë në këtë jetë,
Çdo agim deri në perëndim
Netëve kur nuk është ai prezent
Hëna me yjet, i bëjnë praninë.
Para tij të gjithë jemi të barabartë,
Të bardhë, zezakë e çdo racë tjetër
T’i lutesh Diellit s’është mëkat!
Perëndisë pagane më të vjetër.
Çdo njeri veten e tij le t’a masë,
Me hijen e vet dhe të asnjë tjetri.
Kudo neve, ajo na ndjek ne pas,
Na jep vlerën, që sejcili kemi.
Ku mungon drita e perëndisë
Është muzg dhe vetëm skëterë.
Ekzistojnë dhe njerëz të këtillë,
Që besojnë atje, ku veten e gjejnë!