Të ndiej – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TË NDIEJ
Unë të ndiej thellë e më thellë
Dhe më përcëllon si dielli
Nuk mund ta di ti a më ndien
Nuk mundem
Është e pamundshme
Njomem prapë duke të ndier
Gjelbëroj sikur fier
Kur ndahem teje
Thahem pak nga pak
Pavërejtshëm thahem
Nis ti ngjaj lisit të shpuruar
Ku zujojnë bletët
Thahen buzët e puthura
E hahen me mungesën
As uji i cemtë i gurrave të Drinit
Nuk e zbeh shkrumbin
20 gusht 2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com