Hapni portat – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HAPNI PORTAT
Hapni portat
Të shkarkoj barrën e ngarkuar!
Shikoni sytë e lodhur
Bashkuar me zërat e zogjve,
Fëshfërimën e gjetheve,
Lotin e deteve!
Dëgjoni dhe psherëtimën e karriges në vajtim
Ku gërvisht një patericë,
Një kashtë egjre!
Meritokracia troket…
Hije prapa dyerve,
Kthyer në personazh udhëkryqesh.
Me zhgënjimin mbi shpinë
Merr arratinë …
Era e degdis pikëllimë fati
Ku mallin e çmall me dallëndyshet.
Hapni portat
Të hyjnë shkumëbardhat,
Të hyjë oksigjeni i jetës,
Ajri i qiellit,
Drita e diellit,
Të hyjnë
Pranverat e pranverave
Dalë nga olimpet e dijes!
@seti pezaku vladi
17/08/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com