Ju presim me diellin ILIRIK – Myrto Hysaj
Ju presim me diellin ILIRIK
Me rrjedhat shkëmbore prej malesh.
Shtrat zgjerohej sa largohej nga amë.
Gjallonin brezat n’brigje pranë dallgësh.
Ujët ngjante,si qumësht i t’ëmblës nënë.
N’dimër hejt lotues,vareshin nga çatitë.
Prisnin rreze dielli,t’i ngrohte n’ledhatim.
Thellë tokës treteshin,n’heshtje pikë-pikë.
Gurët vrimoheshin n’pllaçitjet papushim..
Gjelbërim pranveror,gjallonte n’çdo anë.
Vinin zogjt shtegtar,bardhësim lejlekësh.
Ia qetësonin dhëmbjet,tokës brinjëdalë.
Cicërim mjaltohej,nga gumëzhim bletësh.
Zemër përjetonte përsëri përmallimet.
Tek stinë e verës,me diellin në zenit.
Vjeshtë e begatë verdhohej me largimet.
“Garderobë”fēmijërie,lëmohej prindërisht.
Po kohët ndryshuan rrugëtim të sotëm.
Rrotat e valixhes,nxehen nga ngarkesë.
Në “Tokën e premtuar”,kopje e diplomës.
Origjinal mbetet,VENDLINDJE e shtrenjtë!
Ne këtu presim,mes tokës,pranë detit.
Mes bukurive pafund,ëndrrim turistik.
Nga majë e malit,i përfalemi qiellit!
Ejani-ejani! Ju presim me diellin ILIRIK.
Myrto Hysaj- gusht 2020