August 10, 2024

Mora djale te bukur… – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mora djale te bukur …

Kur shortin e zgjodha
Me moren inat
C bere keshtu moj vajze …
Ti …s je per ne fshat ..

Une se doja fshatin
Por njeriun zgjodha
Te gjithe me perfolen
Pse u dashurova

Se c paten me mua
Se kisha kuptuar
Per veten e tyre
S kishin dashuruar ?!

Cfare ti beja zemres
Para saj s guxoja
Ajo flet e para
Kot nxjerr zerin goja …

Shoqet nuk me flisnin
Ja ashtu pertypur
Pse e kisha zgjedhur
Kete djale te bukur

Pse kini zili
Ju thashe shoqe moj
Me doli tek shtegu
Mua propozoi

Kur shkoja ne krua
Sec mu be si frike
Ai ngulte kembe
Me donte dhe pike …

Kur me dilte para
floket trendafil
Sinjal fishkellimen
E quaja bilbil

Mora djale te bukur
Se me ndihu fati
S me interesonte
Se qeshe nuse fshati

Nga dere e babait
Kalova nje kthese
fati eshte shkruar
Ti nuk mund ta kthesh

Tani jemi bere
Dy prinder te mire
Dhe kemi femije
Sa ka viti stine …

Kujt nuk i pelqeu
Dhe tha …shih cfare zgjodhi
Vete mbajti merine
Prap vete me foli ..

Une si nuse fshati
Vajta shume vjet
Kur sheh punen tende
Je si ne qytet …

Mora djale te bukur
Po te bukur shume
Lumthi ti thane shoqet
Epo …lumthi une …

Sot jetojme te lumtur
Sa det i paane
Bejme nje jete te qete
Gezojme femijt tane …

Gusht 2020
Ana Lisa Ormeni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com