August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Musa Jupolli

Bisedë me Piktorin

Ne breg-det shohim larg, në brg-oqean ka shumë dallgë
Biarritz e Sarandë oqean e det, veç se atje është Jon i joni
Roman që lexohet me nota jete, derë e dritare për rreze
Dielli është po ai, veç një buzëqeshje e ka më shumë atje
Edhe det edhe oqean, edhe derë edhe dritare për pamje

Vallë Atdheu si mendon, a ka liri shpirti, a ka fjala peshë
E njeriu ynë e di ç’është liria, apo shkilet e fare nuk përfillet
I hapë derë i hapë dritare fanatizmit, fetarizmit për dehje
Që mikun ta bëjë armik e armikun shekullor ta bëjë mik

Atdheu , një mal me simbole, lisa të gjatë me metaforë
Plagë e krijiusit, e poetit që nuk di t’ia pikturojë shpirtin
E thirra piktorin për ndihmë ! Ja ç’më tha, flas me fjalen
Folni me gjuhën e shpirtit që pastaj t’a piktiroj, më tha ai
Piktori, brusha e të cilit pikonte lot mbi ngjyrat e LIRISË

Lirinë nuk ua sollën komandantet me «myhyre» salloneve
Jo, jo, ata janë shkelsit e sofrës suaj, nuk e donë lirinë
I tremben fjalës së lirë, i tremben pikturës, nuk besojnë
Po shkruama shpirtin e Atdheut që ta pikturoj At-Mëmësi
Nga lindja e deri sot mos e le një presje mangut të historisë

Biarritz, gusht 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com