Fërfëllinë shpirti – Lumni Nimani
Fërfëllinë shpirti
Në cicërima zogjësh n’fluturim,
sikur zërin tënd dëgjova,
trembshëm ktheva kryet,
Ç’u rrënqetha,
Oh sa u gëzova!
M’fektoj diçka përpara syve si dritë.
A thua vallë?
Malli yt që m’sillej qenies time,
mos m’u vesh trupit si vel i bardhë?
Ç’ndjesi e rrallë!
Ditët ecin çalë shtyjnë njëra tjetrën,
si gurët n’rrokëllimë shpatesh,
e unë frymëmarrur pres njatë ditë…
Eja t’lutem mos m’lë dritëfikt,
se boll t’kam pritë!
Imazhesh m’duket sikur të shoh,
hipur n’kali t’bardhë,
më thua pritmë;
t’i kam nis krushqit nuse për me t’marrë!
Rudinave pak ndalova,
të gjitha lulet aromëmira i mblodha
e fustanit tënd t’i qëndisa me fijear, gjerdanin qafës së bukur,
me diamantë të rrallë!
Oh e bukura!
Si shtojzovalle belholla ime,
m’fërfëllinë shpirtit aromëjete,
Si lule,
çelur n’bahçen time,
nuresh tua t’bukura,
notojmë mbytur n’tonat mjaltime,
Të dashuruar…
pa vetëdije “mëkatojmë” dashuruar,
nga Zoti bekuar,
hiç pa u penduar!
Lumni Nimani
18. 08. 2020