Shtatë fjalë – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Shtatë fjalë

Të ndjej zërat e natës me ty dua
rrezedielli kur të lindë
mbi ne të bjerë
i çuditur të ngrihesh e të thuash
një jetë për ty, paskam lerë.

Harrova
diçka do të thoja
a e sheh mjergullrënduarën
atje tej?
mblidhet, tërhiqet, zgjatet
formën e ylberit, në shtatë ngjyra, e merr.

Thuamë
shtatë fjalë të ngrohta
të përkëdhelem si fëmijë
secila çdo ngjyre ti përkasë
të betohem, spektri i ngjyrës sime
formën e dy zemrave
në një, do e marrë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com