August 10, 2024

Lorat e fatit…dhe unë… – Iliriana Sulkuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LOJRAT E FATIT… dhe unë…

…dhe hyri ime bijë, si zakonisht, të më pyesë se si jam gdhirë…Më pa me një laps e letër prej vërteti.
Pa i dhënë përgjigje, i thashë:-
Ah, sikur të më binte një lotari…
( mbeti e mbërthyer duke më parë).
Pastaj duke buzëqeshur më tha:-
Po, a ke blerë bileta lotarie?
-Jo…, po ja , sikur të blejmë nja 200 bileta…, mbase…
-Prap, nuk ke për të fituar …- ma preu shkurt, si e bija e së vërtetës…
-Po pse, i thashë me një ton qortues.
-…se ti, më përpara se të fitosh, bën një listë se ku duhet t’i dhurosh…
Pastaj, ti i ke fituar pa blerë bileta, lotaritë e tua…
Këtu nuk u përgjigja më…
Më pas…, duke parë letrën se çfar do të bëja, sikur të më binte një lotari e madhe, si këto në Amerikë…, përktheva fjalinë e fundit të sime bije…
Vërtetë, pa blerë bileta për lojrat e fatit, unë kisha fituar Fatin prej Zoti – Të gjitha DASHURITË.

TI JE KRIJESA ime, DASHURI

(Të linda prej fryme.
Të rrita me bulëza vese.
Të përkëdhela me mollëzat e gishtrinjve,
ku biorryma përçohet në palcë të shpirtit
për të mjekuar dhimbjet…)

Të krijova nga mendja ime
Dashuri,
ashtu si stilisti modelin e tij,
për t’u prekur vetëm nga ëndrra,
për t’u zgjuar vetëm nga zgjimi yt
ende pa m’u hapur sytë…

.Ti je krijesa ime,
Dashuri ,
më e bukura e të gjitha kohërave
që nga Adami dhe Eva
deri mbrëmë,
tani,
a para shtatë brezave…,
për t’u bërë Nusja me bedena
rreth kështjellës së botës,
pa tragjedi si te Romeo e Xhulieta,
pa gjakmarrje fisesh,
pa ngjyra racizmi,
pa xhelozi
që ta trembin puthjen
prej trupi…

Të pikturova me konture të padukshme
me penelin e stinëve .
Shqisat t’i shihja e t’i ndjeja veç unë,
me ndihmën e Perëndive,
duke këputur litarët e shiut
që më pengonin vizionin e afërsive…

Të këndova në heshtje
derisa kordat e zërit
kallo më zunë
e tingujt
u arratisën galaksive…

Të botova si libër të hapur
në shtypshkronjën e zemrës,
ku molekulat e gjakut
rradhisin fjalët,
ku mushkëritë
filtrojnë ca pikëpyetje si kërrabëza…,
ku në çdo faqe
nënshkruaj për ty
pa m’u tharë ende boja…

Të gdhenda me mendjen time si skulpturë
e të urdhërova,
si Mikelanxhoja “Davidin”-
FOLMË,
t’u bekoftë Fjala,
FOLMË!

Iliriana, me të gjithë ju, që jeni fati im prej Zoti.
Brooklyn, NY

Iliriana Sulkuqi
Paintings – Graham Gercken / Autumn… Samvel Yervinyan – Yemu, a version of the Classical Greek song “Gie mou” ( My Son), written by the composer Apostolos …

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com