August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mbahu Baba

Unë s’e dija
që ke lënguar, Baba
m’u morrën mëndtë
m’u tha goja
hyra në lëshimin e dhimbjes tënde
por nuk qava…
ndjeva pulsin tënd në timin
e s’u ndamë
larg qoftë!
e mërguar
e larguar
e vetmuar
e munguar për ty.

Pritmë…!
kam diçka për të thënë
diçka për të dhënë
mbase dhe ti
unë
me thinjat e largësisë
të përulem
të gjunjëzohem
nëma ta puth dorën
te mbajë
e ti hidhi hapat me të miat
e pse ngjajmë aq shumë
ti tregoj botës
-Ja mbreti im…!
Mbahu baba!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com