Më merr – Safet Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË MERR
Hapi krahët
Më dehë me aromë i imi mëngjes
Jam dëshirë e paluar thellë
Ëndërr e shpaluar aq cekët
Më shtërngo
Etje kam dhe malli më përbinë
Është koha më bëj një vend
Aty ku pulsi të rrah në gji
Më puthë
Ta ndjejë shijen më shihë në sy
Në shpirtë më le një shenjë
Që të jem çdo herë me ty
Më merr
Udhës së dritës eca kah ti
Më mbështjellë me tënden freski
Ngjyrat që i mblodha t’i ruaj vetëm ty
[ Safet Hyseni ]
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com