Mesnatë e heshtur..! – Lumturije Sulejman Drenica
Mesnatë e heshtur..!
Mesnata ra qetë-qetë kudo nëpër qytet,
Në heshtje kanë rënë rrugët dhe ngushticat gjithandej,
Po fjejnë gjumë e po marinë frymë lirishtë pallatet,
E unë ri zgjuar e mendojë nën dritën e Hënës.
Makinat dhe motorët kanë zënë vend në parking,
Edhe autobuzat nuk punojnë më,kan s’takuar orën,
Tutje në stacionin e tyre trenat kanë pushuar,
Në gjumë ka rënë i gjithë qyteti mbarë.
Në cep të dritares e heshtur kamë zënë vend këtë natë,
Vështrojë nga qielli, po yjet sot nuk kanë dalë,hidhëruar më janë,
Kanë lënë hënën e lirë të vozitë në këtë mesnatë,
E mbi qytetin e heshtur rrezen e saj të dritës të lëshojë.
Ah;- kjo mesnatë si një magji që mbi qytet shrihet ngadalë,
Mëndjen time sa largë ma tret ,atje në tokën time mëm,
Përshkonë rrugë të gjata ,kapton fusha,male e lumenjë
Duke lënë neonet e qytetit,e duke çarë mesnatën nën dritën e Hënës.
Si një mbulesë e hodhë që Hënën përqafon duket qielli,
Me heshtjen e tij më bënë shoqëri këtë mesnatë,
Ashtu edhe unë e heshtur pa zë pres me shpresë yjet që të dalin,
Por heshtja e mesnatës me sy malli shpirtin ma qetësoi..!
“Lumturije S. Drenica “