August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË COPË ATDHE

Bredhë nëpër mjegull fjalësh, shumëngjyrëshe ,
nga maska të mbêshtjellura buzëqeshjesh !
Nëpër kohë lavire, të paftyrë,
Në përkëdhelje miqësinë,zgërdheshjesh!

Në flladin e ndershëm ,që rrallë e takoj ,
sytë,në sekonda ,shëndrrohen në bilur!
Oh,sa Pak janë ,do të doja të jenë shumë ,
po edhe nëse janë “shpirtra”të ngrirë ,sikur gurë!

Një copë atdhe e marr për dore,
të më bëhen shprehë për mallin e lotin !
I huaj atje i huaj këtu, në këtë mjegull ,
në këtë “cop atdhe, i ngrirë ,e çoj motin!

Poezi shkëputur nga Libri…
Sylë Bajrami

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com