Përtej shqisave – Vasil Vasili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËRTEJ SHQISAVE
Përtej shqisave është e kaluara.
Unë jam zgjatur përtej shqisave.
Jam i vdekur se ajo që ndërtova,
s’jeton më dhe një kohë tjetër
ende s’e di ku po ecën.
Jam i gjallë për të dëshmuar
shuarjen time në të djeshmen,
për të parë duart e mia,
që s’u bënë e sotme.
Jam i gjallë, përtej shqisave,
nëse në të djeshmen
ende ka një dorë të gjallë,
që e ndërtova me duart e mia.
Vasil Vasili
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com