August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPËRTHIM (IlirMan*r.p)
‌…mjaft !!
Mjaft fole fjalë rutinë më kot !
Me kryqëzo pas murit,
nëse je i zoti
dhe..
me të gjitha armët e tua sot,
m’i qëllo dëshirat pa më marrë leje.
Tani,
nuk dua dritë,
as ngrohtësi nuk dua.
Tani,..
më mjafton zjarri që kam në deje.
Eshtë nata e fundit sot.
Ndaj,
m’i vrit dëshirat.
Janë të rënda dhe sa herë largohesh ,
e vetme ,
nuk nuk mundem t’i mbaj dot …
………………..
E qëllova …
I qëllova edhe dëshirat e saj.
Të miat gjithashtu por pa i vrarë.
Thjesht vetëm një anestezi.
Gjysmat ,
I mora me vete,
për t’i rizgjuar në timen fantazi …
Ilir Man

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com