August 10, 2024

Takim me mosmirnjohësin! – Mimoza Leskaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Takim me mosmirnjohësin!

E lamë të ishim miq përpara një filxhan kafeje,
Se miqtë i kam patur të shenjtë ngaherë
U kam zgjatur dorën, pa dallim krahine e feje
Siç ka bërë im gjysh e më pas im atë.

Në pak jetë jetuar, ngatërruar me retë
Dimre të vështira mbushur acar
Dhe në stinë të ngrohta kur bënte shumë nxehtë
Miqtë i kam vënë gjithë kohën, të parë.

Thonë : – Më mirë një mik se sa një çiflig!
Ndoshta s’kanë gabuar, do jetë vërtet ashtu
Të besosh është nder, nuk është gjë e ligë
Është një mirësi të vjen pa kuptuar.

Por sot janë të paktë, numërohen gishtash
Të vjen e të zë keqas papritur
S’ke menduar kurrë, se ç’shije ka gëlltitja
E një lloji çorbe, me ngjyrë të shpifur.

Takon mosmirnjohësin, vë dorën në kraharor
Zemrën shtrëngon si një dallgë që mbyt
Kupton se në jetë, nuk është kurrë vonë
Më mirë vetëm kafja, se tët mbesë në fyt!
Mimoza Leskaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com