Unë jam ajo – Iliriana Sulkuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UNË JAM AJO…
(Përse më duhet një gjumë i ëndërrt,
Kur Ëndrra nuk zgjohet nga ZGJIMI…?)
…
Unë jam ajo,
që flas me vete
dhe për ju,
me veten grindem çdo çast…
Nuk më pëlqehet vetja e vetmuar –
as në të ngrysur, as dhe në ag…
…
Unë jam ajo,
sindromë DASHURIE.
Të vertetën s’e dua si ëndërr,
si gënjeshtër që vjen prej frike…
…
Unë jam AJO,
që e tremb natën,
që ndez qirinjtë me yje shpirti…
…
UNË, JAM AJO…,
që dot nuk më shihni…
Ajo që ju ndjen gjithkund…
…
Përse më duhet një gjumë i ëndërrt,
Kur Ëndrra nuk zgjohet nga ZGJIMI…?
Iliriana Sulkuqi – pa ëndrra
Brooklyn, NY, sot e përgjithmonë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com