August 7, 2024

Dhimbja e ndarjes – Venetike Cako Miraka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHIMBJA E NDARJES

Sot aeroportit, as fjalët nuk më vinin,
Një dhimbje zemrën ma pushtonte,
S’t’i thashë dot fjalët që shpirtin më digjnin
Tek shihja lotin nga sytë e tu të pikonte.

O zot, ç’trishtim po ndjente shpirti im,
Akrepat e orës kur lëviznin tmerrësisht,
Rrije me kokën mbështetur në gjoksin tim,
Dhe unë të puthja buzë e sy embëlsisht.

Me orë të tëra pritëm bashkë, përqafuar aty,
Ato pak fjalë që thamë i lamë në lotë
Ndjeu dhimbjen dhe stoli ku rrinim të dy,
Morën nga kjo dhimbje dhe kalimtarët sot.

Mes njerëzve që gumëzhinin u zhduke pa zë,
Një vështrim të ëmbël më hodhe me sy,
Unë shikoja stolin bosh e çmallesha me të,
Imazhin tënd të ngrohtë përqafoja akoma aty.

Verdallë i vija stolit ku rinim, me pikëllim,
Me hijen tënde fola deri vonë, fola shumë,
Derisa avionin pashë të çohej lart, n’fluturim,
Si një hije, e përlotur u zhduka dhe unë…

Nuk di si do të pres që ajo ditë të vijë,
Bashkë të jemi përsëri si sot, përqafuar,
Në sytë e tu të shoh diellin prapë të ndrijë,
T’i kthej gëzimin zemrës time djegur, përvëluar

VENETIKE CAKO

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com