August 7, 2024

Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Imazhi i një natë magjike

Ulur në krevatin e ëndrrave po vëzhgoja,
Karvani i yjeve na ndriçonte nga lart,
Po përjetoja përkëdheljen e rërës tek këmbët,
Në bregun e detit vala ndiqte valën plot gaz.

E ndjeja nga larg magjinë e yllit Polar,
U magjepsa me hijeshinë e tij, shkëlqimin,
E shikova më shikoi në atë shkëqim magji të zjarrtë,
Menjëherë doja të hyja në bisedime.

O Yll që ndriçon këto kaltërsi qiellore!
Ti që mbush zemrat e atyre që vuajnë në errësirë,
Më thuaj të lutem, më çliro nga një breng zëmre?
A e ke parë një shpirt të mirë që fluturon n’errësirë?

A ja njeh o Yll, vallë brengë nanës time,
Ajo as në parajsë nuk prehet e qetë,
Ka ikur me merak të madh, me zemër të thyer
Për fëmijët, shpirti i saj, as aty s’është i qetë.

Ylli buzëqeshjen me një pelerinë e shpërndau,
Një pikë loti nga syri im rrodhi, buzëqeshjen shoqëroi,
Vështrimin për asnjë çast nga Ylli nuk e ndava,
Korr yjesh ndriçonin bregun, loti në det u fundos.

Rruga ishte e gjatë deri sa të vinte tek mua,
Brënda pelerinës silueta nënës u përshfaq,
Ngriva në vënd, zëmra filloi të dridhej,
Me nënën në atë imazh u përqafuam gjatë.

Pelerina e kaltër më mbështolli me mirësi të tërën,
Përjetova emocione dashuri dhe lot,
I thash plot fjalë por s’ja thash dot të tëra,
Shoqërova situatën e nënës brënda pelerinës, të ngjiste shkallët,
Bashkë me shpirtin e saj më në fund të qetë.

Nezi Plaku Velaj
Albania 23. 08. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com