Jam krenar për trojet tona – Sulbie Shehu
JAM KRENARE PER TROJET E MIA
Në vilë koka më ka ra
Për herë t’parë aty kam qa
Aty kam fëmiërinë time
Aq të bukur, plot kujtime
Jam çik Vile, jam bijë Tote’
Shtatin hedhur aty kam
N’fshatin ma t’mirë të ksaj bote
Jam Viljane krenare jam.
Jam krenare për trojet e mija
Për çdo rrugë e për çdo sokak
Se u ndrinë historia
Si për pushkë e për konak
Krenare jam për njerzit e fshatit
Djemt si lisa e çikat sorkadhe
Vilës sime ia zbukurojn shtatin
Fshatit tim me famë të madhe.
Jam prej Vile jam krenare
Si Vila nuk ka fshat tjetër
Kjo që them ështe reale
S’është thjesht thënje e vjetër
Ah moj Vilë!, sa më merë malli
Për rrugica’ për nuret e tua
Për me ardhë prap te zalli
Çdo gjë tënden fort e dua.
E do fort rezen e diellit
Ditën t’çel aty pranë teje
Të shijoj kupën e qiellit
Muzgu i mbrëmjes aty t’më gjeje.
Ç’të të them e çfarë të shkruaj
Është pak dhe një poemë
Për ty Vilë shumë po vuaj
Je ilaç, për mua melhemë…
Punoi Sulbie Shehu
Me 23 .8.2020.
Tirane /ALBANIA /