Jam malësore kur se mohojë – Lumturije Sulejman Drenica
Jam malësore kur se mohojë
Në fshatin Borje unë kam lind,
Në ata bjeshkë sytë më panë dritë ,
Aty fola e eca për herë të parë,
Hej malësi ty të qofsha falë.
Jam malësore kurr se mohojë,
Kryelart me shpirt e thërras ,
Në ato male shtatin hodha,
E me ujë burimi etjen e shova.
Po për besë nuk harroj kurrë ,
Nga i kam rrënjët e vjetra e nga vij unë,
Lind e rrit në bjeshkët Kuksiane,
Por me gjak ndër vena Drenicake.
Edhe përse mërgim unë vite jetoj ,
Në gji atdhe të mbaj gjithmonë,
Gjuhë , traditë edhe flamur,
Simbolet e kombit kurrë si nënkëmb.
Sa herë stuhitë ne na kanë ndarë,
Dhimbjet e zemrës bashku na kanë,
Gjersa ndër vena kemi gjak shqiptari,
Borxh ty atdhe jetën tonë ta kemi.
Për këtë tokë e qiell arbëror,
Shqipe malësie do jem gjithmonë,
Ty Drenicë fytyrën kurr s’ta zinoj,
S’e shqipe m’lindi nëna edhe Zoti shqipe m’pagëzoj..!
“Lumturije S. Drenica “