Njelmtësi e ëmbël – Lumni Nimani
Njelmtësi e ëmbël
Sa herë këmba ime n’atë tokë të bekuar
Me dashuri dhe me mall më shkelë
Seç më mahnitë një vashë syshkruar
Tek ajo një copë zemre prore më ngelë.
Aty ku me dashuri puqen çdoherë
Kaltërsia me të ëmblën njelmtësi
Të atij qielli që është i kthjelltë përherë
Me atë det që më njomë e m’sjell freski.
Atë vend ku Zoti i Madh dhe i bekuar
Gjithandej me plot bukuri e mbuloi
Atje ku mal e fushë janë me lule shtruar
Atje më rri mendja dhe zemra m’fluturoi.
Ku gjuhë e ëmbël dhe e moçme sa deti
Më kënaqë shpirtzhuriturin kur e dëgjoj
Sa mall të pashuar kam për të i shkreti
Si zog pa fole, degtisur shumë larg jetoj.
Valënjelmtat më përgëdhelin me ëmbëlsi
Sikur mallin që kam e më djegë – kuptojnë.
Për atë zanë mali lind e rritë në malësi,
Buzëqeshje dhe shikim i saj sysh verbojnë.
Dhe për Shqypninë teme që e pata mall
Për një gjysmë shekulli ma patën ndaluar
A ka më keq e më zi t’më thot dikush vallë
Ndarë trungut me dhunë dhe i pushtuar!?
Por ja që ditët e kobshme ikën mbaruan
Edhe për ne shqiptarët lindi dielli i Lirisë
Na ndanë dhunshëm me kufi, na larguan.
Por prap do ribashkojmë trojet Shqiperisë!
Lumni Nimani
22. 08. 2020
Durrës – Kavajë