August 7, 2024

Pse nuk shitet libri – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan: Bardh UKA

Një popullatë, veçanërisht rinia e saj, që “lexon” vetëm në internet porse nuk lexon libra e lëre më të krijojë bibliotekën e vet sado modeste të jetë ajo! ….Kjo dukuri flet qartë se, ky popull(komb), do ta ketë shumë të vështirë(“me zamet”) të matet me popujt(kombet) e tjera në arenën ndërkombëtare…?!
….


PSE NUK SHITET LIBRI

Sepse, është një kohë e atillë!
Anembanë dylbera e bandillë
Që nuk kanë kohë për të lexuar
Por, as dinë dikë për ta vlerësuar?!
Dhe më e keqja e dhimbshme
Për shoqërinë shumë e ndijshme
Se na mbushën plot me mbare
Të njëjtit pol mes vete ledhatohen
Rrugëve dhe shesheve ashiqare
Për moral publik s’e çajnë kokën fare
S’presin as ditën kur të martohen
Po përgatisin bile edhe skenare
Kush e kush do të jetë më modeli
Përmbyset në var edhe Hegeli
As Frojdi nuk na bën më punë
Shkon njerëzimi kah merr fund
Grindja dhe lufta na mbytën
Shantazhe me helmime gjithë ditën
Gjithmonë gjehet një pretekst
Për më pak dashuri e respekt
Për më shumë xhelozi e dhunë!
E ne sehirxhinj të pafuqishëm,
Se kush po udhëheq sot me botën
Kriminelë e injorantë të gjithëdijshëm?
Për aq sa s’ka del një bosht t’ua thyej rrotën.

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com