Eja Eurodikë – Asllan Qyqalla

Eja Eurodikë
Eurodikë kthehu një ditë
se kënga ime për ty nuk reshtë
e lutja Hadit prek kristalet antike
nuk do ta kthej kokën mbrapa
se nuk jam Orfe
Eurodikë eja në çdo aurorë
të na gjesh ashtu si na le.
Eurodikë merr rrugëtimin e Zanave
eja në vizitë
e mos kundro nga yjet në kupë
të shohësh fëmijët sa janë rrit
Teuta shtegëton
gjurmëve tua në Gramatikë
Shpendi si shpendët që kanë mall
për pranverë e çerdhe
Lali rri qetë si rrezedielli në verë
në skalitje portreti shoh tuajën siluetë
në mua ka rënë dimër i ftohtë
e dëborë kam kudo në kokë.
Eurodikë letër të kam shkruar
më fal nuk pata adresë
në cilën parajsë rri e qetë
e rrugëtimin e nise
pa pashaportë, pa vizë
pa lamtumirë nga ne
e si ta urojmë këtë Datëlindje?
Prof. Asllan Qyqalla
23 maj datëlindja yte Havë