Festës së Flamurit – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FESTËS SË FLAMURIT
Poezi
Nga libri “ I Larë me Yjet”
“Ejani këtu… këtu!
Rreth Flamurit të bashkuar…”
Një himn lirie
ku dhembi çdo gur
moj vuajtje shekujsh
që mbete zgjuar
në Shqipërinë nuse
të pa nusëruar!
Gjymtyrëprerë nga Fuqi të mëdha
në troje të sfilitura
më të lashtë se ata.
Ndaluni bre zotërinj
se kombi ka burra!
Priteni Isa Boletinin
kuajve turfulluar,
qeleshebardhë
me dorë në zemër në Flamur betuar
besa besë me Ismail Qemalin
me ujë Joni u bekuan.
Zgjohu Marigo
qëndismë e parë me fije ari
kuq e zi Flamuri
të festojmë e të këndojmë
Në valle shqiponjash
shqiptarë kudo që jemi
ardhmërinë e mëmëdheut
komb bashkuar ta urojmë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com