August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi….
Frikësohu.
po, po frikësohu.
sot dhe përgjithmonë
ki frikë nga unë.
Unë jam frika jote
jam makthi yt
jam zemërimi yt
jetoj në djersët që të kaplojnë
tek ti dridhesh nga trishtimi
jetoj në sytë që levizin me shpejtësi në errësirë
jam në një kuti të mbyllur
që ti e harron diku pas dollapeve.

Jetoj aty me ty
në lëvizjet e tua gjatë një ëndrre
jetoj në çdo trokitje shpirtit tënd
në çdo ligështim trupi
unë jetoj edhe në gëzimet e tua
në buzëqeshjet e tua
në folenë e syve tu.
Unë jam dëshira jote më e errët
sekreti yt më i thellë
ai epsh i prushtë
që digjet diku në thellësitë e tua
Jetoj në gënjeshtrën tënde
jetoj në gjithçka tënden.

Unë jam një tornado
jam gjithçka dhe asgjë
jam një ndjenjë boshe e absurditetit
një oqean pyetjesh e mendimesh
një pellg i plotë me pavetëdije

Unë jam mbiuni yt
jam ajo që ti nuk e imagjinon dot
unë të kontrolloj ty
sepse unë jam pas teje
jam e vërteta e çdo ekzistence.
unë… Unë jam një e gjorë!

-Unë, vdekja
Prof.Asllan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com