August 10, 2024

Malli i mërgimit – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLI I MËRGIMIT

O sa shumë sa fort djeg malli
Shumë përvëlon, më shumë se zjarri
Në zemrat e çdo mërgimtari
Përse askush ktë s’mund ta ndali

Mall mall shumë shumë mall
Në zemra po qëndron me dekada
Përse askush s’po na e qan hall
Përmalluar ikën dita dhe nata

Eh i pambrojtur i mjeri mërgimtar
Shkelur nga halli në dhe të huaj
Ta dini shumë herë dhe kam qarë
Përse o zot kaq shumë të vuaj

Nejse, ju them ta dini që unë
Gjithë kohën qëndroj i mërzitur
Më besoni rehat nuk e bëj gjumë
Ndonëse gjithë ditën në punë jam cfilitur

Nu di përse po vuaj kaq shumë
Por më besoni zemra shumë rënkon
Për vendin tim që e dua kaq shumë
Çdo çast zemra gufon e lëngon

O Atëdheu im që të dua shumë
O votër ku hodha shtat në fusha e male
Përse as unë as prindrit mos bëjmë gjumë
Përse të jemi me kaq shumë halle

Kur ti Atëdhe të jeshë rregulluar
Fëmijtë e mi patjetër do më thonë
Gjyshërit përse i latë zemërcoptuar
Përse ju prindër mërgimtar gjithëmonë

Jam mërgimtari dhe kam shumë mall
U dogja e përvëlova një jetë jashtë votrës
Si pashë dot prindërit sa qenë gjallë
Mallkuar qofsh kurbet anembanë botës

,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,25 GUSHT 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com