Mes orkidesh – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Mes orkidesh
Një këngë e pakënduar
në një zemër të lënduar
e di çdo të thotë?
Po që ëndërr mbetesh
në kapje veç tretesh
bukur nuk është?
Prandaj në këtë lulishte
plot orkide të çelura
mos u shtang!
Shëmbëllim parajse
në belbëzime rrezehëna
do vijë paskëtaj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com