Mos ndalo – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Mos ndalo
Ç’ më bëre ?
ç ‘të të bëj , ty
që shenjtërinë time
mban me vehte
nga lindja gjer në perëndim.
Spjegimin memec
kërkoje , mos e mba pezull
si gjethet petashuqe të këputura të Aloe Verës
në të blertë, në verdhacuke
të palëvizura.
Të tejngopura
në ujin e një oazi
në mes të së shkretës
shkretëtirë
dërsirë nga zhegu.
Ec……
mos ndalo
mos e kthe kokën prapa
pi i etur
nga një burim i freskët
enkas për ty!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com