August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nata
rrin zgjuar në sytë e mi
edhe kur fle.
Hedh në varg mbresat e ditës
krijon poezinë.

Ditën,
dremis si një kalë i lodhur
që çlodhet me barrë në shpinë..!

Nata
nuk është
për të gjithë gjumë.
Sidomos për të marrët
që ju tingëllojnë,
njëqind kambanë
në tru si unë.

Natë,
midis ërrësirës tënde
shoh dritën që lind
n’nadje !

Miku Artit
Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com